Aldor Nini, CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku për herë të parë ka thënë se pas sherrit mes Noizyt dhe Eni Koçit, familja e këngëtares i ka bërë presion me polici, madje i ka kërkuar që të gjitha fitimet t`ia jap Enit dhe jo Noizyt.
Ester Bylyku: Me cilin artist që nuk dihet, ka arritur çeshtja deri në gjykatë apo polici?
Aldor Nini: Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga Je Gjithçka. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe. Gjithçka ishte me kontratë. Presioni nëpërmjet policisë erdhi nga familja e Enit. Ata na kërkonin që t`i paguanim Enit të gjitha të ardhurat, dhe mos t`i jepnim Noizyt pjesën e tij.
Ester Bylyku: Eni dhe Noizy mosmarrëveshjen e kanë patur mes tyre. A nuk e menduan që ta zgjdhnin me njëri-tjetrin?
Aldor Nini: Nuk e zgjidhnin dot.