Edhe pak fillon “Big Brother VIP Kosova”, dhe produksioni po shton ankthin tek njerezit se kush do jenë banorët e këtij kompeticioni.
Prej disa ditësh, ata po publikojnë nga një të dhënë interesante për të gjithë banorët. Banori i sotëm ka pikë të dobët të atin dhe në postim thuhet: “Forca ime është babai im”.
Menjëherë komentet kanë qenë të shumta, pasi ndjekësit kanë filluar të bëjnë lidhjen se kush e ka thënë këtë fakt më herët në intervista. Emrat janë nga më të ndryshmit, si muzika, moderimi apo aktrimi.
Çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova është 200 mijë euro.