Dalina Buzin rrallë herë e shohim teksa emocionohet në ekran.
Mbrëmë, Dalina nuk mundi të jetë prezente në ditëlindjen e vajzës së saj. Pasi sportistja Deborah Keçi perfomoi në rolin e Elsës të “The Frozen”, filmit të preferuar të shumë fëmijëve, Dalina u përlot.
“Sot ka ditëlindjen vajza ime.
Më dërguan ca video teksa ajo po i frynte qirinjve dhe më ka marrë malli se nuk e kam parë që në mëngjes”, tha moderatorja, vajza e së cilës dje bëri 13 vjet.