Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.
“Copa Copa” quhet projekti që u publikua pak minuta më parë.
Për tekstin janë përkujdesur Gesko, Elinel dhe vetë Alban Skenderaj.
Kënga e publikuar me videoklip, është prodhuar po ashtu nga Gesko.
Ky i fundit, në bashkëpunim me Elgit Dodën, janë përkujdesur për vijen melodike të këngës.