Dua Lipa, në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës?

Mediale Vip

Dua Lipa, në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës?

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 22:50
Dua Lipa

Dua Lipa pritet të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror të Futbollit që nis në Katar më 20 nëntor.

Emri i këngëtares shqiptare pritet t’i shtohet listës së yjeve që do të bëhen pjesë e ceremonisë festive, mes të cilëve edhe Shakira dhe grupet koreane BTS dhe K-Pop.

Ylli i muzikës pop pritet do të performojë në skenën e stadiumit Al-Beit përpara ndeshjes së parë. Nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë pjesë e klipit zyrtar të Katar 2022.

Megjithatë, lista zyrtare e këngëtarëve nuk është konfirmuar ende nga FIFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat