Shakira së fundmi ka bashkëpunuar në një fushatë të Burberry, ku imazh është vet ajo. Por, një detaj i vogël ka tërhequr vëmendjen e fansave të artistes.
Në videon e reklamës, të cilën vetë Shakira e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, ku shihet me një veshje luksoze, si aksesorë ka një çantë dhe unazë, por kjo e fundit është ajo që ka tërhequr vëmendjen.
Është një unazë e madhe diamanti ku mbi të është shkruar fjala “LOVE”.
Disa komentues shkruajnë se mund të jetë një mesazh dashurie për veten, ndërsa të tjerë kanë hamendësuar se mund të jetë një aluzion kundër ish-partnerit të saj, Gerard Pique, që nuk dinte ta vlerësonte dashurinë e saj.