Marrëveshja Shakira-Pique/ Pritet të nxjerrin në shitje rezidencën ku kanë rritur fëmijët e tyre

Mediale Vip

Marrëveshja Shakira-Pique/ Pritet të nxjerrin në shitje rezidencën ku kanë rritur fëmijët e tyre

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 18:16
Shakira-Pique

Shakira dhe Gerard Pique  priten të nxjerrin në shitje rezidencën në Barcelonë, ku kanë rritur dy djemtë e tyre.

Ish-çifti, i cili arriti një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve javën e kaluar, sipas së cilës këngëtarja kolumbiane do të transferohet në Miami me dy djemtë. Ndërsa rezidenca pritet të dalë në treg me çmimin 10.5-12 milionë paund.

Pique është duke jetuar në një apartament në Muntaner të Barcelonës bashkë me të dashurën e tij, Clara Chia.Ndërkohë që, Shakira qëndron në ish-shtëpinë luksoze të familjes  pritet të largohet së shpejti nga atje.

Ajo nënshkroi marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se: “Dëshirojmë të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë. Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale, dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Ne vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat