Pasi u zbulua i dashuri/ Beniada rrëfen nëse është pro apo kundër jetesës me prindërit e bashkëshortit

Mediale Vip

Pasi u zbulua i dashuri/ Beniada rrëfen nëse është pro apo kundër jetesës me prindërit e bashkëshortit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:44
Beniada Nishani 

Beniada Nishani  ndonëse është rritur në Itali, ajo duket se është një nuse tradicionale shqiptare.

Moderatorja ka qenë nën tituj rozë, për romancën e saj me Blert Hajdarin, ose siç është njohur gjerësisht për publikun si vëllai i Arbër Hajdarit.

Ata vetë nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Blerti dhe Beniada janë çifti më i ri i showbiz-it. Së fundmi, në emisionin që ajo vetë drejton, Nishani është vendosur në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e kanë pyetur nëse do të jetonte me prindërit e partnerit.

Edhe njëherë ish-banorja e “Big Brother Vip” dëshmoi se përveçse e bukur është edhe e zgjuar.

“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësië ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”,-u përgjigj Beniada Nishani.

Më herët e ftuar në “Wake Up” teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partner të saj të mundshëm, modelja u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krahë. “Ai që kam në krahë më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë “cute”,”-u shpreh Beniada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat