Kris Jenner ka pozuar për herë të parë për revistën prestigjoze “Vogue” në moshën 66-vjeçare.
Milionerja u pa në kopertinën e Vogue Çekosllovakia, e njohur ndryshe si Vogue CS . Ajo dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të zi, rrathë të mëdhenj në kyçet e dorës.
“Është një nder i madh të jesh në kopertinën e dhjetorit të Vogue CS Leaders Issue!”- ka shkruar ylli i The Kardashians në Instagram.
Ky është hera e parë që Kris pozon për Vogue. Të gjithë fëmijët e saj – përveç Khloe Kardashian, janë shfaqur tashmë në kopertinën e revistës prestigjoze.
Kendall ka qenë shumë herë në kopertinën e Vogue që kur filloi të punonte si modele profesioniste në adoleshencë.
Kylie është shfaqur në kopertinën e disa kopertinave të Vogue si Australia dhe Hong Kongu.
Kim ka pozuar me Kanye West dhe vetëm. Kopertina e saj më e fundit e Vogue US ishte në mars të këtij viti.
Dhe Kourtney u shfaq në Vogue Arabia dhe Mexico.
Khloe nuk është shfaqur ende në kopertinën e Vogue, por ajo ka qenë pjesë e revistave të tjera si Cosmopolitan, Shape dhe Health.