“Mezi po pres me ju pa..”, Dua Lipa koncert në Tiranë me 28 Nëntor

Mediale Vip

“Mezi po pres me ju pa..”, Dua Lipa koncert në Tiranë me 28 Nëntor

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 17:31
Dua Lipa

Koncerti i fundit i turneut “Future Nostalgia” nga Dua Lipa do të mbahet në Tiranë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë me 28 Nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar një video të Dua Lipës ku vetë ajo jep lajmin e madh.

“Jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se koncerti i fundit i turneut ‘Future Nostalgia’ do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri me 28 nëntor. Mezi po pres me ju pa me 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa në një video-mesazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat