Lajmi i “fejesës” së Redon Makashit dhe balerinës Rexhina Çuko ishte në faqet e para të mediave rozë.
Balerina e ftuar “Ftesë në 5” tha se kanë qenë bashkë, por se gjithçka ka përfunduar. Kujtojmë se këngëtari reagoi para pak ditësh duke theksuar se nuk e njihte personin në fjalë.
“Kemi qenë bashkë dhe prandaj ndodhi kjo dhuratë. Nuk do ta mohoj, ishte një marrëdhënie shumë e bukur. Nuk e kam guximin për ta mohuar, por tani ne nuk jemi më bashkë. Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.