Blogerja Sarah Berisha ditën e djeshme publikoi një fotografi në Instagramin e saj në të cilën shihej me një unazë në gishtin e fejesës, ndërsa krahas saj ajo shkroi “She said yes”.
E gjithë kjo nxiti dyshimet te ndjekësit e saj se ajo dhe partneri i saj Dj Pm po martohen.
Por, sipas “Prive” e gjitha kjo ka të bëjë me një lojë në kuadër të emisionit “Zemër Luana”, ku çifti janë të ftuar.
Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur më herët për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.
Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”- u shpreh ai.