​Pse njerëzit mendojnë se Eva Mendes u martua me Ryan Gosling

Mediale Vip

​Pse njerëzit mendojnë se Eva Mendes u martua me Ryan Gosling

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:37
Eva Mendes, Ryan Gosling

Dy aktorët janë në një lidhje që nga viti 2011, kanë dy vajza dhe asnjëherë nuk kanë folur publikisht për detajet e lidhjes së tyre, ndaj as nuk kanë treguar nëse janë të martuar.

Aktorja, e cila fsheh jetën e saj private nga publiku, mund ta ketë zbuluar statusin e saj martesor me një tatuazh të vogël, por të lezetshëm.

Eva Mendes ka shfaqur një tatuazh të vogël në kyçin e dorës, prej tij duket qartë se ia ka kushtuar partnerit të saj prej shumë kohësh Ryan Gosling, por ka mundësi që të ketë një kuptim edhe më të thellë.

Në dorën e kësaj aktoreje 48-vjeçare shkruhet thjesht “de Gosling”, që është një dedikim i dukshëm për partnerin e saj, por siç interpretohen nga disa media amerikane, ka mundësi që kjo të jetë një shenjë që aktorët janë martuar. Në kulturën hispanike, parafjala "de" ose "nga" bashkon mbiemrat e gruas dhe burrit pas martesës.

Tashmë ka interpretime se tatuazhi në të vërtetë do të thotë 'Znj. Gosling', pra se dy aktorët, në 11 vjetët e fundit që kanë qenë bashkë, me siguri janë martuar në fshehtësi. Mendes ndau një foto të saj duke mbuluar fytyrën me dorë, duke treguar kyçin e dorës dhe tatuazhin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Eva zbulon një tatuazh, në shtator ajo shfaqi një tatuazh sentimental duke treguar një fushë plot me lule, ndjekësit e saj komentuan menjëherë të emocionuar se aktorja dhe partneri i saj 42-vjeçar janë në të vërtetë të martuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat