Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë shfaqur publikisht si çift vetëm pak ditë pasi u zbulua se të dy janë në një lidhje.
Në fotot e siguruara nga Page Six, ata ishin të veshur sportivë dhe u takuan për të festuar ditëlindjen e 29-të të humoristit.
Ish-ylli i "Saturday Night Live" mbërriti në apartamentin e modeles në Nju-Jork në West Village për ta marrë atë me makinën e tij.
Megjithatë, kur Ratajkowski doli jashtë për të takuar komedianin, prania e paparacëve bëri që modelja të kthehej brenda dhe Davidson të largohej.
Menjëherë pas kësaj, Ratajkowski doli përsëri nga apartamenti për të hyrë në një Uber që e çoi atë në një rezidencë në Bruklin për t'u takuar me Davidson. Këtë herë ajo kishte në dorë dhuratën e ditëlindjes për Pete.
Davidson u takua me Ratajkowski-n në derën e ndërtesës së tij të banimit, ku ata ndanë edhe një përqafim të ëmbël.
Tani nuk ka më dyshime, EmRata dhe Pete Davidson janë çifti më i ri i showbiz-it!