Pothuajse në çdo event, komentohet puthja e famshme, 'vulgare' dhe pasionante në të njejtën kohë, e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.
Por së fundmi Kourtney ka shprehur një arsye se pse çifti puthet në këtë mënyrë:
"Nuk dua ta përlyej me buzëkuq dhe më e rëndësishmja, nuk dua të prish buzëkuqin tim, por gjithashtu nuk duam as të mos puthemi, kështu që... Kjo është arsyeja pse ne puthemi në atë mënyrë."
Duket se nuk do të heqin dorë asnjëherë nga kjo puthje...
Kourtney dhe Travis, të cilët u martuan në fillim të këtij viti - së fundmi sapo kanë blerë një shtëpi plazhi në Santa Barbara për 14.5 milionë dollarë.
Çifti i dashuruar mund të shijojë edhe pamjen e oqeanit, ndërsa janë vetëm disa minuta larg plazhit.