Janë krijuar gjithnjë lajme dhe komente për jetën sentimentale të Redon Makashit.
Por këtë herë, reagimet dhe vëmendja ishte më e madhe.
Rexhina Çuko, koreografe , e përfolur tashmë si ish-partnerja e tij, postoi një foto në rrjete sociale, e cila nënkuptonte një hap tjetër në marrëdhënien e tyre, një fejesë. Gjë të cilën, kantautori i njohur e mohoi.
Ky veprim i tij, bëri që Rexhina të jepte një deklaratë televizive, ku shprehu zhgënjimin dhe mbylljen e këtij kapitulli të lidhjes së tyre.
Nga ana tjetër, së fundmi, Redoni ka shprehur në emisionin Goca dhe Gra që gjërat janë zmadhuar disi:
"Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë...”
Ai tregoi se nuk do të qëndronte në një marrëdhënie pa dashuri dhe se ka pasur raste kur e kanë dashur, por nuk ka ndjerë të njejtën gjë.