Emily Ratajkowski, e njohur ndryshe si Emrata duket se e ka marrë jetën lehtshëm pas ndarjes nga bashkëshorti.
Modelja po përflitet për një lidhje me Pete Davidson, por mesa duket gjërat nuk janë serioze pasi ajo është e gatshme të njohë njerëz të tjerë. Ratajkowski postoi një video të saj në TikTok duke thënë:
“Mund të jem me shumë meshkuj dhe femra. Të gjithë janë ‘hot’. Fansat e modeles u mblodhën në hapsirën e komenteve për të shprehur mendimet e tyre për jetën e saj të dashurisë.
Ndërkohë gjatë fundjavës, filluan të qarkullojnë thashetheme për një lidhje mes Davidson, 29 vjeç, dhe EmRata, 31 vjeç. Ata “kanë biseduar për disa muaj”, sipas një burimi që foli me Us Weekly.