Blogerja Sarah Berisha së bashku me parnterin e saj, Dj PM këtë të diele do të jenë pjesë e emisionit “Zemër Luana”.
Me sa duket blogerja në njërën prej lojërave që do të zhvillojë do t’i duet ta veshë edhe fustanin e bardhë.
Në një Instastory të fundit të Luanës, moderatorja e njohur na tregoi një fragment ku Sarah Berisha shfaqet e veshur me fustan të bardhë.
Sarah Berisha ditë më parë publikoi një fotografi me një unazë në gishtin e dejesës. Krahas fotografisë ajo shkroi “She said yes”.
E gjitha kjo shkaktoi dyshime tek ndjekësit e saj dhe Sarah dhe Pajtim po e kurorëzojnë dashurinë e tyre, por që më pas këto dyshime u shuan pasi rezultoi se ajo unazë është pjesë e lojërave të emisionit “Zemër Luana”.