Nëse ka një aktor latin që ka fiksuar para ekranit miliona vajza, shumë prej tyre edhe në Shqipëri, ai është pa dyshim William Levy. Aktori i famshëm i serialeve meksikane bëri për vete gjithë vajzat me rolet e tij protagoniste në një numër të madh telenovelash.
Të takosh William Levy-n mund të jetë ëndrra e pamundur e shumë vajzave, por jo e Ronela Hajatit, e cila jo vetëm që e ka takuar, por edhe ka shkrepur një foto me të.
E pranishme në eventin, GQ Men of the Year në Spanjë, Ronela ka takuar nga afër Levy-n dhe në një video të tij të rrethuar nga fansat, këngëtarja shqiptare ka shkruar:
“Vajzat po më xhelozojnë tani, e di!”
E kush nuk do të donte të ishte në vendin e Ronelës?!