Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të re?

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të re?

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:11
Gisele Bündchen

Gisele Bündchen u pa duke darkuar sërish me instruktorin e saj të arteve marciale Joaquim Valente, teksa është me pushime në Kosta Rika.

Në një foto të siguruar nga Entertainment Tonight, modelja 42-vjeçare po ecte në krah të Valente-s e veshur me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të zeza. Dyshja shoqërohej gjithashtu nga fëmijët e Bündchen - Benjamin, 12 vjeç dhe Vivian, 9 vjeç - dhe vëllai i mësuesit të jiu-jitsu, Jordan.

Ish-engjëlli i Victoria's Secret u pa duke darkuar me Valente-n gjithashtu në fillim të kësaj jave. Megjithatë, edhe pse modelja është beqare pas finalizimit të divorcit nga Tom Brady në tetor, dalja nuk ishte romantike.

"Gisele dhe Joaquim nuk janë lidhur," tha një burim për ET. "Joaquim dhe vëllai i tij, Jordan, janë mësues të arteve marciale të Gisele dhe djalit të saj."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat