Redon Makashi “ironizon” këngëtarët e rinj: Mbaj barkun me dorë nga të qeshurat kur këndojnë

Mediale Vip

Redon Makashi “ironizon” këngëtarët e rinj: Mbaj barkun me dorë nga të qeshurat kur këndojnë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 07:20
Redon Makashi

Redon Makashi ka folur në një intervistë për prurjet e reja që i shtohen tregut muzikor shqiptar.

Këngëtari i njohur tha se këngëtarët e rinj e kanë shumë të lehtë të bëhen të famshëm, por shtoi se kur i dëgjon duke kënduar live është “për të mbajtur barkun nga të qeshurat”. “Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë, një pjesë nuk ka lidhje me muzikën, ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar. Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera.

Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje, ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’. Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur, dhe bëjnë gjënë më të shpejtë. Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur.

Nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime. Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat