Këngëtarja Vesa Luma jeton prej vitesh në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj.
Së fundmi Vesa ka ndarë me ndjekësit e saj, një sjellje paragjykuese që ka pasur me prindërit, derisa u bë prind vetë.
‘Gjithmonë i kam gjyku (padrejtësisht) prindërit që postonin libreza apo certifikata të fëmijëve…
por nuk paska krenari ma të madhe kur fëmija ta shpërblen çdo sekondë kohën e sakrificën’, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së të birit duke bërë detyrat.