Këngëtari i njohur James Arthur ka befasuar ndjekësit teksa zbuloi se është bërë baba i një vajze.
Këngëtari britanik, i cili u bë i famshëm pasi mori pjesë në X Factor në vitin 2012, nuk kishte treguar më parë se do të bëhej baba për herë të parë pasi u rikthye me partneren e tij, Jessica Grist në fillim të vitit.
Ai ndau një video teksa mbante dorën e vajzës Emily.
“Ditët e fundit dikush bëri një mbërritje të papritur. E dashur Emily, Mirë se erdhe në botë”, shkroi ai.