Afërdita Paqarada me rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Afërdita Paqarada me rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 18:47
Afërdita Paqarada

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 5 dhjetorit, Big Brother VIP Kosova po vazhdon të na surprizojë.

Madhështia e programit të netëve Prime do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është blogeri nga Shqipëria, Olti Curri.

Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga femrat më të bukura dhe më seksi në trojet shqipfolëse.

Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë! Është Afërdita Paqarada!

Ish-Missi i parë i Kosovës, vajza që theu akujt dhe tabutë e kohës duke sfiluar me bikini që në vitin 1990, Afërdita Paqarada do të jetë e pranishme në cilësinë e opinionistes në çdo Prime të Big Brother VIP Kosova.

Paqarada e Curri do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat