Aktori Visjan Ukcenaj së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Shije Shtëpie”.
Ai ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale. Visjani është ndalur te marrëdhënia e tij e dashurisë me bashkëshorten si dhe ka treguar momentin e njohjes me të. Më tej, aktori i humorit tregon se si ra në dashuri me partneren e tij dhe se çfarë e tërhoqi më së tepërmi tek ajo.
Moderatorja i thotë se me 10 Dhjetor ju bëni 12 vjet bashkë me Jonën. Ai u përgjigj fiks.
Pyetja tjetër nga moderatorja ishte se ke përgatitur ndonjë gjë të bukur, se zakonisht e ke surprizuar. Unë gjithmonë bëj surpriza, nëse s’janë shumë të mëdha janë të bukura dhe të bëra me dashuri, por kanë kaluar vitet dhe ka filluar është bërë si normale tha ai.
Kur vjen data duhet patjetër diçka. Jo, por edhe vitet na janë bërë si numra dhe vetë themi, “Ou zemër po ne kemi 12 vite!“ shton aktori. Si nuk u mërzite, çfarë doje të thoje? Ia bën pyetjen moderatorja. Ai thotë jo, si ikën kaq shpejt! Si numër duken kaq shumë, ndërsa si kohë, është një kohë që nuk e kam ndier fare.
Kam dëgjuar nga njerëz që e njohin që është një vajzë fantastike,shumë e thjeshtë mbi të gjitha. Se natyrisht ajo është regjisore, kështu që ka edhe karrierën e saj e nga ana tjetër ka një bashkëshort të njohur dhe mund të ishte më pak e thjeshtë, por më kanë thënë njerëz që e kanë takuar dhe punojnë me të se është e shkëlqyer. Visjan Ukcenaj thotë Faleminderit shumë! Është e vërtetë, një nga arsyet që unë jam dashuruar me të është edhe kjo.
Thjeshtësia? Visjan Ukcenaj: Sepse unë jam njohur me të kur nuk më njihte njeri. Ajo sa kishte ardhur në Akademinë e Arteve, unë isha në vit të tretë dhe ka qenë impakt i menjëhershëm nga ana ime.
Moderatorja i thotë dashuri me shikim të parë. Ai i përgjigjet nga ana e saj ishte i shpeshhershëm, nga ana ime i menjëhershëm. Jona dhe Visjani janë prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë quajtur Divin.