Moderatorja e njohur, Roza Lati është një nga personazhet publike që arrin vëmendje çdo herë.
Moderatorja e njohur shqiptare së fundmi është duke e shijuar një pushim në ishujt e Maldives.
Nga atje ajo ka postuar imazhe të ndryshme dhe video derisa gjendet me të dashurinë e saj.
Por, derisa të gjithë ia kanë lakminë për jetën e saj ajo ka treguar në një status se gjendja e saj nuk është kaq e mirë sa duket në imazhe.
Moderatorja e “Why Not”, ka treguar se muaji Tetor dhe Nëntor përkundrazi kanë qenë dy nga muajt me të rëndë për gjendjen e saj psikologjike dhe fizike.