Kur kanë kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i dokumentarit të saj të parë 'I am Georgina' ku partnerja e Cristiano Ronaldos rrëfente jetën e saj dhe sfadat që kishte kaluar për të mbërritur këtu ku është sot është përballur me kundërshtitë e para brenda familjes. Xhaxhai i saj Jesus Hernandez është shprehur se ai e ka rritur pasi babai i saj u burgos por ajo sipas tij nuk e ka përmendur kurrë këtë fakt, as në dokumentarin e fundit.
"Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon", tha ai.
Po të njëjtat kritika ka pasur dhe e motra, e cila ka treguar se kur i biri kishte ditëlindjen, i kishte kërkuar asaj që Cristiano ti firmoste një bluzë të birirt por sipas dëshmisë së dhënë prej saj Georgina nuk kishte pranuar.
“Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime", tha e motra.
Xhaxhi ka shkuar edhe më tej. Ai ka thënë se i ka rritur të dy motrat me vështirësi edhe pse u paguante vetëm 650 paundë në muaj. Xhaxhi i saj shprehet se i ka shkruar Ronaldos se ai ka gruan më të keqe në botë.