Rita Ora ka thënë se ajo gjithmonë ka ëndërruar për martesën, qysh kur ka qenë fëmijë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare thuhet se është martuar me regjisorin 47-vjeçar, në një ceremoni të vogël këtë verë e edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka konfirmuar martesën – miqtë e saj e kanë bërë këtë.
Në një intervistë, Rita Ora ka folur se si Taika është një “njeri i mrekullueshëm”, raportoi DailyMail.
“Fejesa është diskutuar. Jam e lumtur. Martesa ka qenë diçka që e kam ëndërruar prej kur isha fëmijë dhe ai është njeri i mrekullueshëm”, ka thënë ajo.
Rita ka shtuar se i pëlqen të jetë “e dashuruar”.
Ndërsa, Taika së fundmi ka folur për takimin e Ritën, kur çifti u taku për herë të parë pasi Robert Pattison e dërgoi atë në shtëpinë e tij.