Pjesëmarrja në spektaklet e bukurisë, gjithmonë ka shërbyer si një trampolinë për t’u bërë pjesë e botës së televizionit dhe artit.
Shumë vajza të ekranit shqiptar, si fillim janë bërë të njohura nga konkurset e bukurisë.
Të tillë shembuj janë të shumtë, por sot do t’a rikujtojmë pjesmarrjen e këngëtares Anxhela Persiteri në ‘Miss Albania 2001’, një spektakël bukurie i organizuar nga Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea.

Pikërisht në atë vit, morën pjesë 5 vajza, për të cilat ‘Miss Albania’ shërbeu si një ogur i mirë për karrierën e mëvonshme në ekran dhe jo vetëm. Anjeza Maja, Liberta Spahiu, Albana Osmani, Anxhela Peristeri dhe Drenusha Latifi u paraqitën në këtë konkurs bukurie si vajzat të reja që synonin të rrëmbenin kurorën e ‘miss’-it.
Anxhela nuk e kishte fituar kurorën e më të bukurës, por nisi një karrierë tejet të sukseshme në botën e muzikës.