Sot (e hënë) shënohet një ditë speciale për shqiptarët, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Ditën e Flamurit pati reagime të shumta nga figurat publike dhe një i tillë nuk mungoi as nga reperi Unikkatil.
Artisti, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka uruar festën përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.

“Urime 28 Nëntori. 28 Nëntor 1443, 28 Nëntor 1912”, ka shkruar ai.
Në këtë datë të rëndësishme u realizuan një sërë aktivitetesh si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.