Këngëtarja e talentuar shqiptare që jeton në Gjermani, Donna Dafi po e vazhdon rrugëtimin e saj drejt “pushtimit” të skenës ndërkombëtare.
Hitet e saj si Me "Yas Bitch", “Telegram” e “Këlyshët e tigrit të bardhë” tashmë kanë debutuar suksesshëm.
E sado e suksesshme dhe e njohur që është, Dona Dafi nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj shqiptare.
Madje, frymën e shqiptarisë këtë 28 nëntor e përçoi edhe tek shoqëria e saj, e përbërë nga nacionalitete të ndryshme si gjermane, amerikane etj.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Donna Dafi shihet bashkë me miqtë e saj duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa në përshkrim shkruan “Urime 28 nëntori”.
Kujtojmë se këngëtarja tashmë po bashkëpunon me produksione prestigjioze ndërkombëtare për të sjell hite të reja.