Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është duke shijuar disa ditë me familjen në Itali.
Ai po kalon një kohë të mirë bashkë me partneren e tij, influencuesen e njohur, Ariana Fejzullahu në Como.
Ka qenë bukuroshja që ka shpërndarë disa imazhe në rrjete sociale, ku në njërin prej tyre shfaqet krah bashkëshortit.

Të njëjtit shfaqen në humor të mirë në krahët e njëri-tjetrit, gjersa janë shfaqur me plot stil.
Ermali nga ana tjetër këtë vit po ashtu ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Veç kësaj, artisti nuk ka lënë anash projektet e reja dhe bashkëpunimet e ndryshme muzikore.
34-vjeçari vlen të ceket se i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.