Arbnora Ademaj ishte konkurrente në “Dance Albania”.
Ajo i dha fund rrugëtimit të saj në spektaklin e kërcimit në garë kundër Melisa Lleshit. Në këtë emision Arbnora u duk se dha shumë nga vetja, madje po aty Ermal Mamaqi i zbuloi edhe lidhjen e dashurisë. Ndonëse u bë publike se Arbnora është e dashuruar, identiteti i njeriut që i ka vjedhur zemrën nuk u zbulua kurrë.
Në një intervistë së fundmi për “Prive”, aktorja ka zbuluar disa gjëra për natyrën e partnerit të saj. A ishte ai xheloz për padieshkat që realizonte në spektakël si Ramush Hardinaj për Anitën? “Më ka mbështetur, punë e televizionit, karriera ime është kjo normalisht që nga figura e Anitës është e papritshme, por për mua nuk është e papritshme me i realizuar padieshkat e çfarëdo forme.”
Mos ndoshta ishte po partneri i saj misterioz ai që i tha “boll” pjesëmarrjes së saj në show-n e kërcimit? “Jo unë po të kisha pasur kohë me u përkushtuar 100 % do të kisha vazhduar edhe më tutje. Ndoshta edhe prej angazhimeve të mia nuk munda të jap 100 % prej vetes, sepse herë pas here është dashur të shkëputem për projektet e ndryshme në Turqi.”
Modelja dhe aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj bëri debutimin e saj në kinematografi duke u bërë pjesë e filmit turk “Kirik Hayatlar”.
Arbnora Ademaj nuk mund të mos shprehte lumturinë, që pothuajse në çdo episode përmendet prejardhja e saj shqiptare.