Si një ikonë moderne e modës, J.Lo e di se veshjet me tweed janë jashtëzakonisht të njohura këtë sezon
Diva latine Jennifer Lopez është fotografuar me bashkëshortin Ben Afleck dhe me fëmijët e tyre në Santa Monika, ku kanë shkuar familjarisht për të blerë pemën e Krishtlindjeve.
Prindërit krenarë kanë marrë me vete fëmijët e tyre për këtë blerje festive.
Për ta kjo është diçka e veçantë, duke qenë se ky është Viti i Ri i parë që e presin si një çift bashkëshortor.
Për këtë rast të bukur, J. Lo kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë të bardhë, ndërsa kurora e veshjes ishte një pallto e gjatë që prekej pak në tokë.