Ricky Gervais ka treguar që James Cordeni e ka kontaktuar dhe i ka kërkaur falje që ia ka përdorur batutën në emisionin e tij.
Muajin e kaluar, Cordeni u kritikua ashpër pasi që monologu i tij për Elon Muskun përmbante një fore që Gervaisi e kishte bërë në shfaqjen e tij në Netflix, Humaniteti.
“I thashë, ‘Mos u merakos’. I thashë, ‘nëse ju shkrimtarët do të kishit qenë në fund të dhomës kur po përgatitesha dhe sikur ta kishit nxjerrë nga aty para se ta thosha në Netflix…’ por çfarëdo që mendoni për James Cordnein, nuk ka mundësi që ai me dijeni e ka vjedhur batutën time dhe ka menduar që mund t’ia mbathte me këtë,” ka thënë Gervaisi në podkestin e BBC-së, Headliners.
Sipas Gervaisit, ka shumë plagjiatorë, mirëpo shumica është sinqerisht aksidentale.