Për një kohë të gjatë Selena Gomez ishte e lidhur me këngëtarin Justin Bieber, një lidhje e bujshme që fitoi zemrën e shumë fansave në mbarë botën. Por rezulton se Justin nuk ishte dashuria e saj e parë, siç mund ta mendonit.
Selena ishte e ftuar në The Tonight Show With Jimmy Fallon, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.
Selena tha se dashuria e jetës së saj nuk quhet Justin Bieber, por Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se ishte e fiksuar pas Sprouse kur ishte më e re. Në dokumentar, ajo viziton shtëpinë ku ka jetuar fëmijë dhe madje edhe një mur ku ka shkruar emrin e Cole.
Ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain binjak të Cole, Dylan. E kuptuat? Nëse jo lexojeni sërish...
A u ndje e zhgënjyer pasi puthi vëllain dhe jo Cole-in?
Selena sqaron: "Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse do ndihesha si idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime!" përfundoi ajo.