Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka nisur së fundmi një turne njëmujor për promovimin e librave.
Përpos kësaj, zgjedhjet e saj në stil po zënë titujt kryesorë në mediet e huaja.
Ajo ka bërë një ndryshim tepër të dukshëm në veshje, duke kaluar nga ato klasike në stilet sport.
Michelle Obama u shfaq në Atlanta, në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra Roksanda, Fila dhe pantallona të zeza me bel të lartë.
Obama e kompletoi look-un e saj me çizmet e zeza me majë, ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve.
