E trishtë/ Gjendet e vdekur influencuesja e famshme

Mediale Vip

E trishtë/ Gjendet e vdekur influencuesja e famshme

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 09:32
Maja Janeska

Influencuesja e famshme Maja Janeska është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. 39 vjeçarja u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut.

Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë. Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët”, tha zëdhënësja Mavela Masondo në një deklaratë, citojnë mediat e huaja.

Një anëtar i familjes tha se Janeska ndonjëherë “kishte frikë për jetën e saj”.

“Ne jemi në Evropë dhe duart tona janë të lidhura sepse nuk mund të shkojmë në Afrikën e Jugut për shkak të çështjeve të vizave. [Janeska] është shtrirë atje në një morg, dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat