Këngëtarja e njohur habit me deklaratën e saj: Ndihem shumë keq!

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur habit me deklaratën e saj: Ndihem shumë keq!

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 07:00
Këngëtarja italiane Emma Marrone

Këngëtarja italiane Emma Marrone gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në Instagram ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

Ajo vendosi të flasë hapur duke treguar se kur ishte hera e fundit që bëri dashuri.

Emma u përgjigj shumë sinqerisht: “Dhjetorin e kaluar. Pothuajse një vit më parë. E di… Keq… Shumë keq vërtet!”.

Këngëtarja ka bërë shaka për jetën e saj seksuale, për  më tepër që flirti i vitit të kaluar nuk ka  shkuar në kronikat e thashethemeve. Në fakt nuk dihet se kush është mashkulli në fjalë, këngëtarja është shumë e rezervuar për jetën private, pas historive të dashurisë që ka pasur me Stefano De Martinon, Marco Bocci dhe Fabio Borriello.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat