Artisti Eros Ramazzotti ka folur në një intervistë televizive duke shprehur gjithçka rreth jetës së tij private.
Këngëtari tha se është beqar dhe sipas tij, në ditët e sotme është e vështirë të gjesh dashurinë.
“Jam beqar. Të gjesh dashurinë nuk është dhe aq e lehtë, pastaj kam fëmijët e mi, i dua marrëzisht. Është një dashuri ndryshe, megjithatë… gjithçka ka të bëjë me ta”.
Tutje ai shtoj se dashuria ka qenë motoja e tij: ”Duhet të duash gjithmonë në çdo formë, është një botë që po largohet nga konceptimi i dashurisë e cila është respekti për të tjerët dhe për natyrën”.