Moderatori i njohur Eno Popi, është një ndër ata personazhe i cili shihet rrallë herë nëpër intervista apo të flasë për jetën e tij personale.
Së fundmi, Eno ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku vu përballë një zgjedhjeje nga moderatoret.
Armina Mevlani e pyeti prezantuesin se kë do të zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit për të prezantuar. I vendosur në ‘vështirësi’, Eno dhe ose nuk përmendi emër, e la të kuptohet se zgjedhja e tij është Arbana.
“Janë disa gjëra që janë të dukshme. Me një njeri që edhe vitet flasin edhe pyetja ndonjëherë nuk bën sens”- tha moderatori.
Kujtojmë se Eno është dhe bashkëprezantues me Borën në “Dancing With The Stars”. Ai sqaroi dhe një debat që moderatorja pati me antaren e jurisë, Valbona Selimllarin rreth dy ajvë më parë.
Debati nisi pas ankesave të konkurrentëve për kritikat e jurinë, dhe aty ndërhyri Vlbona e cila u shpreh e revoltuar se ata shohin në “YouTube” performancat e kuruara nga produksioni. Menjëherë ndërhyri Bora, e cila tha se produksioni nuk “mban asnjë me hatër.”
Eno sqaroi se ‘askush nuk kishte asgjë me askënd’ dhe e gjitha ishte një ballafaqim pikëpamjesh:
“Askush s’kishte asgjë me askënd, ishte një ballafaqim pikëpamjesh. Një gjë të mirë që bën Bora është që është në krahun e të gjithë konkurrentëve dhe kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër juria nevojën e vet për të artikuluar dhe për të thënë mendimin e tyre”.