Këto muajt e fundit kanë qenë të pamëshirshëm me familjen mbretërore dhe të gjitha telashet, dramat dhe lajmet për ta, kanë 2 emra: Harry dhe Megahan!
Çifti i cili u largua nga familja mbretërore ka publikuar dokumentarin “Harry & Meghan” në Netflix, gjithashtu princi Harry do të publikojë në 10 janar librin e tij “Spare”, ku thuhet se do të nxjerrë sekrete ekskluzive të mbretërisë.
Por, edhe pas gjithë këtyre bëmave, sipas ekspertes mbretërore, Rebecca English, sërish mbreti Charles “e ka lënë gjithmonë derën të hapur” për Harry-n (nuk dihet ende nëse edhe Meghan mund të hyjë në këtë derë).
Charles është shpresëplotë dhe do që të ketë paqe dhe harmoni mes familjes mbretërore, me shumë gjasa, ndaj edhe familja mbretërore nuk e ka komentuar dokumentarin “Harry & Meghan”.
“Familja mbretërore ka marrë një vendim unanim të mos përgjigjet. Ata kanë një vit të zënë dhe thjesht do të ruajnë qetësinë dhe do të vijojnë”, tha English për “Daily Mail”.
Nuk e dimë nëse Charles do të ndërrojë mendjen pas publikimit të “Spare”, por shpresojmë që jo!