Renis Gjoka dhe partnerja e tij do bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë këngëtari ditën e sotme në një intervistë për "Top Albania Radio".
"2022 ishte i shkëlqyer. Shpresoj që 2023 të vazhdojë kështu. Do zgjerojmë familjen, bashkëshortja ime është shtatzënë."-tha ai duke mos zbuluar më shumë detaje.
Këngëtari është baba i një vajze, Aurës, por herën e parë kur u bë baba Renisi u tregua shumë i rezervuar në media e rrjetet sociale. Ai njihet për natyrën hermetike, dhe e ka mbajtur gjithmonë jetën private larg vëmendjes mediatike.