Gjithë industria e modës është në zi, pas ndarjes nga jeta të dizajneres ikonike Vivienne Westwood. E njohur për stilin e saj punk dhe rrymën e re që solli në vitet ’70 dhe për aktivizmin e mbështetjen e kauzave të ndryshme, Westwood ka lënë pas një trashëgimi të madhe.
Një nga personat që pati shansin të vishej nga ajo është edhe Armina Mevlani. Westwood ka stiluar një nga fustanet e nusërisë së blogeres.
Armina e ka njohur edhe personalisht ikonën e modës. Kështu, ajo ka reaguar në mediat sociale pas ndarjes së saj nga jeta.
“Ndihem krenare që pata shancin të të njihja. Ti do jetosh përgjithmonë, përmes krijimeve të tua”.- shkruan Armina.