Ronela Hajati ka dy fjalë për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në “Eurovision”

Mediale Vip

Ronela Hajati ka dy fjalë për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në “Eurovision”

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:12
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka dhënë së fundmi opinionin e saj në lidhje me këngën fituese të “Festivalit të Këngës” dhe që do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision.”

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike gjatë emisionit “TAR”, këngëtarja përveç komentit që kishte për këngën “Duje”, tregoi se viti që ka ardhur do të jetë më i sukesshëm se ai që lamë pas.

“Mua kënga më pëlqeu shumë dhe më duket gjetje e veçantë që është e gjitha familja pjesë e një performance. Jashtë do ta pëlqejnë sepse eurofansat kanë etje dhe dashuri për gjërat etno dhe mendoj se do të godasë. Këshilla është të investojnë në regjisorë dhe përformancë. Fansat jashtë e mësojnë përmendësh këngën nëse e pëlqejnë, nëse nuk e pëlqejnë, nuk e pëlqejnë që në fillim. Regjisori dhe perfomanca ka shumë rëndësi që ne nuk fakt nuk e kishim”-tha artistja.

E petur se çfarë i uron vetes, dëgjuesve dhe për ‘hasmit’ (kritikët), Ronela u përgjigj:

“Vetes i uroj shëndet, e para gjë që dua më shumë sepse pa të nuk realizoj dot gjë. Kam pasur luhajte shëndetësore të cilat nuk kanë qenë të lehta për mua. Ishalla nuk e ndaloj veten së punuari. Për ata që më dëgjojnë, falëminderit sepse më kanë bërë kjo që jam dhe hasmit i them ‘t’u shtoft inati’”.

Sa i përket projekteve që ka për vitin 2023, këngëtarja u shpreh se ky vit do të jetë më i fortë dhe theksoi po manifeston shumë që të realizoj projektet e saj.

“Unë uroj me shpirt që të më realizohen disa projekte që i kam në mendje, 2023 do të jetë më i fortë se 2022, unë manifestoj shumë dhe kam një parandjenjë që do të bëhen realitet projektet e mia. Në Shqipëri kam arritur çfarë kam dashur që adoleshente.”- u përgjigj ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat