Ish kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme për raportin me bashkëshorten e djalit të tij Shkelzenit, Armina Mevlanin.
Ai tha se ajo i drejtohet atij me emrin “Doktor”, ndërsa tha se janë edhe kolegë në TikTok dhe Instagram.
“Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram”, tha ai.
Ndërkohë Berisha u pyet në Tv Klan edhe se cilin do më shumë nga fëmijët por surprizoi me përgjigjen duke thënë se e para në listë vjen bashkëshortja e tij, Liri Berisha.