Tatuazh matchy-matchy me shoqen e ngushtë? Frymëzohuni nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz

Mediale Vip

Tatuazh matchy-matchy me shoqen e ngushtë? Frymëzohuni nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz

Më: 2 janar 2023 Në ora: 22:17
Selena Gomez dhe Nicola Peltz

Nëse po mendoni që në 2023 të përjetësoni miqësinë tuaj në një tatuazh një ide shumë e mirë na vjen nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz.

Dy mikeshat tanimë kanë një lidhje të përhershme. Dyshja (së bashku me bashkëshortin e Peltz-it, Brooklyn Beckham) festuan natën e Vitit të Ri bashkë në Meksikë ku dhe bënë tatuazhe matchy-matchy si shenjë e miqësisë së tyre: fjalën "engjëll" (angel) të shkruar në parakrahët e tyre me një font elegant.

Dy vajzat e thërrasin dhe konsiderojnë njëra-tjetrën si engjëj mbrojtës.

Tatuazhet i zbuloi artistja në mediat sociale dhe mund ta "kopjoni" edhe ju me mikeshën tuaj.

Një ide elegante, minimaliste dhe domethënëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat