Edhe sonte banorët patën rastin të tregojnë se kë duan ta shohin në nominim, duke dhënë kështu nga dy emra.
Nga emrat që thanë banorët, doli që Andi, Edoni, Gjoni dhe Vivieni të jenë të nominuarit e natës së sotme.
Këtij nominimi i shpëtoi Getinjo, Arta dhe Xhuli, pasi në televotimin e hapur për publikun për banorët e preferuar, ishin këta të tre, ndërkaq Andi shkoi automatikisht në nominim, pasi pranoi t’i takonte vëllezërit. Oferta e “Vëllait të Madh” për Andin ishte, o të shpëtonte nga nominimi e të mos i takonte vëllezërit, o t’i takonte vëllezërit e të nominohej automatikisht, siç edhe u tha, Andi vendosi për të dytën.
Më poshtë mund ta shihni se kush kë e nominoi:
Andi: Gjoni, Edoni
Vivieni: Gjoni, Gresa
Gjoni: Artani, Vivieni
Artani: Gjoni, Stresi
Arta: Gjoni, Stresi
Gresa: Gjoni, Edoni
Stresi: Ana, Vivieni
Edoni: Artani, Vivieni
Ana: Gjoni, Vivieni
Xhuli: Gjoni, Vivieni
Getinjo: Gjoni, Edoni