Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Shota Baraliu ka shpërthyer gjatë mbrëmjes ë “Prime-t” ku ka akuzuar produksionin e spektaklit se e kanë eliminuar qëllimisht.
Këngëtarja debatoi ashper me moderatorin Alaudin Hamiti, i cili e kundështoi Shotën duke thënë se ishte publiku i cili ka votuar për largimin e saj.
Mes të tjerave, ish-banorja theksoi se produksioni nuk publikon shumë prej gjërave që ndodhin në shtëpi.
“Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë, të gjithë i thoni këto kur jeni në kafe. Disa kanë qejf të dalin mirë në media edhe unë këtë dalje e kam dhuratë nga ju. Me vërtetoni që më ka nxjerrë publiku, produksioni të më sjellë mesazhet që më kanë votuar. Aty bëhet gjithçka dhe ju nuk i nxirrni”-tha Shota.
Shota ishe një ndër banoret më të komentuar brenda shtëpisësë famshme. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo rrëfeu e përlotur momentin kur zbuloi se ka humbur të atin teksa po bisedonte me Lugatin, Vivienin dhe Getinjon.
Gjatë rrëfimit ajo tregoi se vëllai i saj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kanë humbur të atin.
“Kam qenë në hotel duke pushuar. Vëllai më telefonoi dhe më tha direkt që ka vdekur babai. Fillova të qaj e të bërtas saqë e ngrita gjithë hotelin në këmbë”, theksoi ndër të tjera Shota.