Ka kaluar gjysma e vitit që nga njoftimi i ndarjes së Gerard Piqué dhe Shakira: ishte 4 qershori i kaluar kur përmes një njoftimi për shtyp, të ftohtë me disa rreshta, ata zbuluan se i kanë dhënë fund një marrëdhënieje 12 vjeçare. Çifti kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre, Sasha dhe Milan.
Raporti thuhet se kishte ndryshuar prej kohësh, por mori goditjen përfundimtare kur Shakira zbuloi aferën e tij me një studente katalanase.
Që lidhja e futbollistit ishte shumë më tepër sesa një "rrëshqitje", u kuptua pasi ai zyrtarizoi lidhjen e re pak pas ndarjes.
Thuhet se Shakira është "shkatërruar" pasi fansat e saj dalluan të dashurën e re të Gerard Pique, Clara Chia Marti, në shtëpinë ku ai jetoi për një kohë të gjatë me këngëtaren...në atë shtëpi ku supozohej se ata ishin "të lumtur bashkë" në atë kohë.
Burimet për Page Six thonë se Shakira është "shkatërruar kur mësoi se kjo grua ndihej komode në shtëpinë ku ata jetonin me fëmijët e tyre, edhe kur ajo nuk ishte aty".
"Është shkatërruese për të të mësojë se kjo aferë kishte vazhduar për shumë më gjatë sesa e imagjinonte ajo”, shtoi burimi i brendshëm.
Shakira e përshkroi ndarjen si "tepër të vështirë" në një histori të kopertinës dixhitale të Elle të tetorit 2022 që u botua shtatorin e kaluar.